Tenistja e zhdukur, WTA kërcënon Kinën me anulimin e aktiviteteve
Askush nuk di më asgjë mbi fatin e Peng Shuai. Ish numri 1 në tenis në lojën dyshe për femra, kinezja Peng Shuai ka humbur gjurmët që pasi ajo denoncoi publikisht tentativën e përdhunimit nga ish zv/kryeministri kinez, Zhang Gaoli.
Ditët e fundit, Peng mësohet t’i dërguar një letër WTA-së në të cilën ai i cilësoi akuzat për përdhunim si "të rreme" dhe deklaroi se nuk ishte në rrezik, por në shtëpi duke pushuar por Shoqata profesionale e tenisit për femra ka dyshime të forta për vërtetësinë e dokumentit ku mendohet që ajo të jetë detyruar për ta shkruar atë letër.
Ne jemi plotësisht të përgatitur që të tërheqim eventet tona dhe të përballemi me të gjitha komplikimet që do të pasojnë nga ky vendim. Sepse akuzat për përdhunim janë më të rëndësishme se biznesi, deklaroi Steve Simon, numri një i WTA duke folur në mediat amerikane.
Që kur Shuai postoi më 2 nëntor në llogarinë zyrtare të tenisit në Weibo akuzën e saj, Kina bllokoi çdo referencë për këtë mesazh që i atribuohej Peng Shuai-t, për të cilin nuk kishte asnjë lajm që atëherë. Tenistët më të mirë në botë për femra dhe meshkuj kanë kërkuar informacion dhe qartësi për rastin në fjalë por ende nuk ka asgjë mbi fatin e tenistes kineze./Ora News/.
