Video/ Neuer bastexhiu, fiton 50 euro për disa sekonda me pak hile!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 20:53
Në prag të derbit me Augsburg në transfertë, Maunel Neuer gjen momentin edhe të argëtohet edhe të fitojë disa para pa u munduar shumë.
Në një video të publikuar prej tij në Instagram, portieri bavarez sfidon kolegun e tij Christian Fruchtl për të shënuar në portë me topin jashtë vijës fundore.
21-vjeçari ndoshta mendonte se Neuer nuk është aq i zoti për të bërë hile duke e pranuar bastin prej 50 Euro që në fund do të detyrohet t’ia japë.
Siç shihet në video, Neuer nuk e gjuan me hark topin për të shënuar por e merr me këmbë dhe pa rënë në tokë e çon në portë. Me hile pa hile, bastin e fitoi Neuer!/Ora News/.
View this post on Instagram
