Rodgers “snobon” stolin e Man. United: Jam i lumtur dhe krenar te Leicester

Pak javë më parë, Brendan Rodgers u përmend dy herë si një prej kandidatëve potencialë për stolin e milionerëve të Newcastle të cilën e ktheu mbrapsht.

Edhe më pas, Tottenham para se të merrte Conten e tundoi me një ofertë të cilën e refuzoi sërish dhe sot ka një tjetër pretendent për të. Madje mund të thuhet klubi më prestigjoz në Premier League, siç është Man. United.

Nuk ka më secrete se “Djajtë e Kuq” duan një trajner me eksperiencë të madhe në Premier League dhe Rodgers është mes tyre por ai ka një lidhje të forte me Leicester.

Trajneri anglez konfirmoi sot se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra aktuale për të cilët foli me lëvdata duke lënë me “gisht në gojë” drejtuesit e Man. United.

“Unë jam këtu si trajner i Leicester, shumë krenar dhe shumë i lidhur me klubin dhe këtë projekt. Fjalët në media rreth të ardhmes nuk mund të shmangen dhe nuk i kontrollojmë dot por nuk mund të komentoj asgjë që nuk është e vërtetë. Unë në vend të Solskjaer? Do të ishte e parespektueshme të flisnim për një trajner që është i mire në punën e tij dhe është në stolin e skuadrës. Unë jam i lumtur këtu”, deklaroi Rodgers.

Duket se mënyra e vetme për ta larguar Brendan Rodgers nga Leicester është shkarkimi por drejtuesit as që e konsiderojnë diçka të tillë./Ora News/.