Video/ Barazim spektakolar në Principatë, Monaco-Lille përfundon 2-2

Monaco dhe Lille, dy ekipe që duhej të luftonin për kreun po bëjnë çmos për të arritur në kupat e Europës. Në “Stade Louis II” të Principatës, nuk mungoi spektakli dhe golat teksa ndeshja nuk pati fitues dhe u mbyll 2-2.

Kampionët në fuqi të Lille e nisën në mënyrën më të mire duke kaluar dy herë në avantazh në pjesën e parë me bomberin e tyre, Jonathan Davis në 5’ dhe 9’ ndërsa Diatta në 43’ shkurtoi diferencën.

Ekipi i Kovaç bëri maksimumin në fraksionin e dytë ndërkohë që u penalizua nga dalja me të kuqe e Pavlovliç por kjo nuk e ndaloi Ben Yedder të gjente barazimin në 83’.

Sfida u mbyll me këtë rezultat që në fakt nuk i bën punë asnjë prej skuadrave pasi i mban ende larg zonës së Kupave të Europës./Ora News/.