Rinovimi i “Bernabeut” del jashtë kontrolli, Florentino Perez zhytet sërish në borxhe
Rinovimi i stadiumit Santiago Bernabeu ka gjasa t'i kushtojë Real Madridit shumë më tepër sesa pritej. Teksa skuadra është rikthyer të luajë në fushë por impianti i ri ende nuk ka përfunduar plotësisht për tifozët, klubi spanjoll synon të rrisë huanë e financimit me JP Morgan dhe Bank of America me 225 milionë euro të tjera.
Pra në total, i gjithë rikonstruktimi në këto 2 vite e gjysmë do të kushtojë plot 800 mln Euro për Florentino Perez.
Marrëveshja e lidhur fillimisht në vitin 2019 ishte 575 milionë euro dhe bëri të mundur fillimin e shndërrimit të stadiumit në një qendër eventesh që synohet të ekzistojë 365 ditë në vit.
Por Real Madridi ka menduar më shumë dhe ka vazhduar punën duke shtuar një fushë hibride modern që vendoset dhe hiqet automatikisht sa herë që të ketë aktivitete, me qëllim që të përdoret impianti për qëllime të tjera dhe të gjenerojë të ardhura shtesë.
Sipas një burimi në klub, Bernabeu i rinovuar duhet të mbledhë afro 400 milionë euro në vit, kundrejt 150 milionëve aktualë.
Pavarësisht pandemisë, të ardhurat e “Merengues” janë shtatëfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 800 milionë euro në 2019. Edhe pandemia e Covid-19 nuk ka ndryshuar asgjë që kur Reali e ka mbyllur sezonin me një suficit buxhetor falë edhe shitjeve të lojtarëve./Ora News/.
