Derbi dramatik, Dinamo eliminon Tiranën në Kupë falë llotarisë së penalltive
Nuk mund të ketë derbi pa emocione në kryeqytet. Tirana dhe Dinamo u takuan për herë të tretë në pak ditë mes Kupës dhe Superiores dhe sërish bardheblutë fituan në 90 minuta por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar dhe u nevojitën gjuajtja e penalltive për të vendosur ekipin qe shkon në çerekfinale.
2-0 ishte rezultati i ndeshjes në favor të Tiranës që humbi me këtë rezultat sfidën e pare të Kupës së Shqipërisë me derbin që u vendos më pas nga penalltitë pasi edhe 30 minuta shtesë nuk prodhuan gola.
90 minutat e lojës së rregullt ishin shumë emocionuese e gjithashtu edhe shumë e fortë me përplasje fizike në fushë. Si Dinamo dhe Tirana japin sinjale me disa raste por bardheblutë bëjnë më mire kur në 35’ Aldi Gjumsi me një gjuajtje në zone kalon në avantazh skuadrën e Shehit.
h e dytë duket si një strategji për t’u mbrojtur nga Dinamo dhe me Tiranën që bën lojën dhe në 78’, bardheblutë shënojnë sërish me penallti të shkaktuar nga portieri Bakaj në zone ndaj Hotit. Nga pika e bardhë ekzekuton Limaj që e çon ndeshjen në 2-0 dhe skuadrat në shtesa pasi edhe dueli i parë u mbyll me këtë rezultat për Dinamon.
Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk pati gola në dy pjesë të shtesave dhe me penallti më të mirën mori Dinamo që fitoi 8-7. Kështu në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë shkon nëndetësja blu me Tiranën që mbyll rrugëtimin në kompeticionin e dytë për nga rëndësia ashtu si Kukësi./Ora News/.
