Shfaqet “ulkonja” e Moravës, Joana Kiptiu sportistia më e mirë e ‘Thai box Bellinzona’
Joana Kiptiu është shpallur sportistja më e mirë e aktiviteti “Thai box Bellinzona” zhvilluar në Zvicër. Sportistja korçare me nofkën ‘Ulkonja e Moravës’ arriti një fitore të vështirë duke mundur në ‘Muai Tai’ italianen Roberta Sarcinella në një atmosferë të ngrohtë, ku nuk mungoi mbështetja e publikut shqiptar.
Prezent ishte edhe legjenda e ringut 7 herë kampioni botës Sak Kaoponlek, i cili ndoqi nga afër të gjithë aktivitetin dhe nuk i kurse elozhet për paraqitjen e sportistet Kiptiu.
Për këtë aktivitet, Joana Kiptiu është stërvitur në Itali në palestrwn Black Eagle Gym me trajnerët Ermirian Bici dhe Ervis Bici. Ky i fundit në shtator u shpall kampion europe në Muay Thai në aktivitetin “Albulena Fight Night”, e zhvilluar në sheshin “Skëndërbej’.
‘Muai Tai’ është një disiplinw e panjohur më parë, por tani falë Ervis Bicit në Shqipëri, të rinjtë po e njohin këtë sport dhe po e përqafojnë atë.
E veçanta është se Joana Kiptiu më parë është ushtruar me kik boks, por në 2017 ra në sytë e kampionit Ervis Bici, i cili e ka stërvitur dhe e shikon si një sportiste me të ardhmen..
