Pas FIFA-s, edhe Komisioni Europian del kunder agjentëve milionerë

Çdo vit po shihen transferime të rëndësishme të ndikuara nga agjentët të cilët krahas ndërhyrjes te lojtarët po zhvasin edhe klubet me bonuse dhe premio të mëdha.

Jorge Mendes, Mino Raiola, Pastorello, janë disa nga agjentët më të njohur e të fuqishëm që çdo vit marrin miliona euro premio për transferimet dhe FIFA kërkon ta ndalë me kohë.

Tashmë në krah të qeverisë së futbollit ka dale edhe Komisioni Europian, konkretisht Komisioni për Kulturën dhe Sportin që ka kërkuar rregullimin e aktivitietit të agjentëve madje futjen edhe të një liçence profesionale dhe një tavan për komisionet që marrin.

Infantino nga ana tjetër mendon që agjentët duhet të kurojnë interest e lojtarëve vetëm kur janë me parametër zero duke hequr bonuset dhe premiot që marrin kur firmosin kontratat e para, kur rinovojnë apo për një shitje të mundshme në të ardhmen./Ora News/.