Flamur Hoxha: Do veproja njësoj si Sali Berisha në këto 30 vite brenda PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, ku në dhjetor brenda 7 ditësh do mbahen dy Kuvende, njëri nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një intervistë për Ora News, për gazetaren Matilda Mcini, Hoxha është shprehur se do të vepronte njësoj siç ka vepruar Berisha gjatë këtyre 30 viteve brenda PD.

Flamur Hoxha: Do veproja njësoj siç ka vepruar institucionei Sali Berisha në këto 30 vite brenda institucionit të PD. Nëse në vendin tim si drejtues qarku, deputet i ri në vitin 2021 do të ishte Sali Berisha apo Lulzim Basha do të mbaja një qëndrim, atë të qëndrimit institucional të votës brenda PD. Berisha ka një mbështetje të bazës, të gjithë në ‘Foltore’ , janë anëtarë, simpatizantë, të PD. 

Më tej shton se situata në të cilën ndodhet PD, është krijuar pas vendimit që mori Basha për largimin e tij nga grupi i parlamentar i PD.

Flamur Hoxha: Mendoj se jemi në një situatë nga një vendim, ndoshta i sakrifikuar i Bashës që mori për largimin e Berishës.

Hoxha tregoi edhe pse nuk mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës që mbajti para disa javësh në Kukës.

Flamur Hoxha: Unë kurrë nuk do të flas asnjë fjalë të vetme për asnjë anëtar të partisë, apo qytetar. Kjo është ajo gjuha që ndodh rëndomtë në politikën shqiptare. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë fjalë nga askush për Berishën. Vendimin tim përfundimtar për të mos marrë pjesë, pasi dola në konkluzion se nuk ishte e drejtë që pas ‘Foltores’ së Durrësit  ku pashë një gjuhë të përdorur, nga persona në krah të doktorit për kryetarin aktual, kjo nuk është gjuha e bashkimit. Kam parë nga Basha që ka heshtur.