Autori i vrasjes së Mateos izolohet në paraburgimin e Vlorës, do i nënshtrohet vlerësimit psikologjik

38-vjeçari, Klodian Çalamani, që vrau në mënyrë shtazarake fqinjin 8- vjeçar në Greçalli të Fierit është transferuar në paraburgimin e Vlorës ku po mbahet në izolim. Burimet thonë se gjatë ditës ai do ti nënshtrohet ekzaminimit për probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë familjarët e fëmijës së vrarë vijojnë fushatën e mbledhjes së firmave për dënimin me vdekje të të ashtuquajturit “Monstra i Fierit!”

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, në Greçalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së të enjtes në paraburgimin e Vlorës.

38-vjeçari u transferua gjatë natës, për të qenë më i mbrojtur nga një sulm i mundshëm i familjarëve të fëmijës së vrarë ose personave të tjerë në paraburgimin e Fierit.

Edhe në Vlorë, ai mbahet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa burimet thonë se qëndron i heshtur në gjendje të rënduar psikologjike.

Aty ai pritet ti nënshtrohet edhe një ekzaminimi për probleme të shëndetit mendor nga psikologia e burgut, si procedeurë standarde që dosjes së të dënuarit.

Kjo e fundit e referon menjëhere për konsultë të thelluar dhe i dyshuari më pas del para një komisioni të posaçëm mjekësh psikiatër.

Është ky komision që në fund vendos nëse i arrestuari ka probleme të shëndetit mendor.

Pas kësaj procedure, nësë konfirmohet se Klodian Çalamani vuan nga probleme të shëndetit mendor, atëherë ai dërgohet të vuajë dënimin në burgun e Zaharisë.

Të enjten, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38- vjeçarin mes tensioneve dhe përplasjeve, pasi familjarët e 8-vjeçarit hynë me forcë në institucion duke kërkuar dënim me varje.

Paralelisht ata nisën një fushatë të mbledhjes së firmave të nevojshme për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

Peticioni deri më tani ka nisur të firmoset në 5 qytete dhe sipas burimeve janë dhënë rreth 5 mijë firma.

Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në oborrin e banesës në Greçalli të Fierit, e cila vijon të ruhet nga policia si skenë krimi.

Autori i vrasjes së Mateos izolohet në paraburgimin e Vlorës, do

Autori i vrasjes së Mateos izolohet në paraburgimin e Vlorës, do

Autori i vrasjes së Mateos izolohet në paraburgimin e Vlorës, do