Foto/ Kamioni zë poshtë makinën, shoferja shpëton për mrekulli

"Ditëgjati nuk bëhet ditëshkurtër", është një fjalë e urtë popullore.

Kjo vlen edhe për një shoferen e  një makine, që shpëtoi  për mrekulli, kur një kamion kaloi sipër saj.

Shoferja e makinës që shohim poshtë kamionit në foto, ka dalë nga makina me lëndime të lehta, pas aksidentit të frikshëm.

Foto/ Kamioni zë poshtë makinën, shoferja shpëton për

Nuk është diçka që e shohim çdo ditë dhe sigurisht kur përballemi me diçka të tillë, presim të lexojmë diçka si një “aksident i rëndë” sipas klishesë gazetareske.

Sipas medieve vendase që kanë raportuar në detaje ngjarjen, shoferja e makinës Nissan Altima është detyruar të frenojë, për shkak të trafikut.

Foto/ Kamioni zë poshtë makinën, shoferja shpëton për

Ndërsa shoferi i kamionit nuk bëri të njëjtën gjë.

Kjo shkaktoi një përplasje të fortë, e cila fjalë për fjalë e çoi kamionin sipër veturës. Por për fat të mirë shoferja mori vetëm plagë të lehta.

Foto/ Kamioni zë poshtë makinën, shoferja shpëton për