Soko: Po lejojmë pastrimin e parave me kosto të ulta, gjithë ekonomia ra, ndërtimi u rrit me 400 mln €

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ekspert i ekonomisë, Pano Soko u shpreh se vendi ynë po që të postrohen para lirë me një tarifë vetëm 3%, kur së paku të ishte 15%.

Ai shtoi se në një vit pandemik kur ekonomia humbi 800 mln euro, vetëm ndërtimi si sektor është rritur me 400 milionë euro.

Soko: Unë jam kundër amnistive. Të gjitha krijojnë vrima të tilla që mund të pastrosh para me sa më pak kosto. Ne po e lejojmë që të postohen para lirë me një tarifë vetëm 3%, kur së paku të ishte 15%. Këto janë kostot e pastrimit.

Jam dakord me kryeministrin nëse më vërteton se si patëm një rritje të industrisë së ndërtimit me 400 milionë, në një ekonomi që humbet 800 milionë euro në vit, në një sektor të vetëm paska krijuar 400 milionë rritje. Të gjitha kanë rënë, kredia ra, buxheti u pre sa të mundej, ekonomia ra nga pandemia, por vetëm ndërtimi u rrit. Të gjitha kompaninë e ndërtimit janë themeluar me 100 mijë lekë dhe ndërton një kullë 12 milionë euro? Ku u gjet kapitali? Nëse sot do të ndërpritej pastrimi i parave ekonomia do të shkonte në kolaps.