Ju flet Moska - Arsyeja e vërtetë përse ligjet tona janë të butë me vrasësit

Arsyeja e vërtetë përse ligjet tona janë të butë me vrasësit ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Nëse nesër do të bëhej një referendum për dënimin me vdekje, nuk ka ndonjë dyshim se 99% do të votonin pro, ndërsa ata që nuk do të merrnin pjesë nuk do të votonin se nuk kanë besim se vota e tyre do të kishte vlerë.

Ligjet kur janë bërë në gjithë botën kanë një parim mbi të cilin ndërtohen. Ligji duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të shprehin vullnetin e atyre që do ta zbatojnë. Më vonë ligjet bëhen në mënyrë demokratike.

Ne kemi një parim në Kod Penal që jeta e kriminelit është e shenjtë, edhe pse ai vret. Shteti shpenzon më shumë për ata që janë në burg sesa qytetarët.

Ne kemi bërë ekzekutimet e fundit për dy kriminelë që vranë një familje në Libofshë duke i dënuar me varje në mes të Fierit. Për një gjë të tillë kishte shumë reagime të shumta. Ne kemi institucione të dobëta. Pse duhet t’i kemi ligjet kaq të buta për vrasësit.

Politikanët që bëjnë ligjet e kanë hequr dënimin me vdekje sepse duan të mbrojnë veten e tyre. Ata kanë hequr këtë dënim për vepra të rënda që i bëjnë vetë ata, si pasojë e korrupsionit.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: