Buxheti i 2022 për Shëndetësinë, Ministrja: Janë 360 mln dollarë, do rriten pagat për bluzat e bardha
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar buxhetin e vitit 2022 për shëndetësinë.
Në fjalën e saj ajo ka bërë me dije se buxheti i vitit 2020 do të jetë 360 milionë dollarë, pra sipas saj 70 milionë dollarë më shumë se buxheti i 2021.
Ajo tha se vitin e ardhshëm do të ketë rritje pagash për 18 mijë bluza të bardha ndërsa ka shtuar se bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit.
Ogerta Manastiliu: Buxheti i 2022 është i pari kapitull i vizionit që ne kemi për shëndetësinë. Do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë më shumë se buxheti i 2021. Garanton rritje pagash për mbi 18 mijë personel shëndetësorë, bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent, përmes portave të mjekëve, infermierëve. Hapim pozicione të reja për infermierë familje me programin e ri që fillon prej 1 dhjetorit. Për qytetarët buxheti i 2022 garanton financimet për programet e shëndetit publik. Mbështet me 2.7 mln lekë planin e vaksinimit anti-VOVID. Mbështesim programet e parandalimit të sëmundjeve.
Manastirliu se vitin e ardhshëm në foksu do të jetë transformimi i 10 qendrave shëndetësore
Ogreta Manastirliu: Kemi në fokus transformimin e 10 qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimburisimit të barnave apo terapitë falas për ata me sëmundje kronike. Buxheti 2022 garanton modernizimin e i infrastrukturës së kujdesit shëndetësorë. Nisim rikonstruksionin e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut. Mos harrojmë revolucionin dixhital, do ta shtrijmë në sistemin farmaceutik për rritjen e transparencën dhe po ashtu rritjen e sistemeve të reja të survejancës epidemiologjike. Janë punë që janë nisur e do i finalizojmë dhe projekte të reja që nisim së bashku.
