Ministrja Muzhaqi s'ka kohë të flasë për vrasjen e 8-vjeçarit, Manastirliu fajëson Covid-in për personat me rrezikshmëri në komunitet
Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët nuk ka kohë të flasë për vrasjen 8 vjeçarit në Fier apo rasteve të tjera të abuzimit më të miturit. Ajo deklaron se çështja nuk është në kompetencat e saj, ndryshe nga çfarë parashikohet në Vendimin e Këshillit te Ministrave të cilin Ora News ja sjell për rikujtim ministres. Manastirliu ndërkaq ka shkuar dhe me tej , duke ja vene fajin covidit për personat me rrezikshmëri në komunitet.
Në harkun kohor të pak ditëve, janë raportuar abuzime, përdhunime dhe vrasje të fëmijëve në vendin tone, por për këto, ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nuk ka kohë të flas.
"Unë jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjesë. Mirupafshim!"
Megjithë insistimin e gazetarëve, Muzhaqi arrin të largohet duke ju shmangur përgjegjësive.
"Nëse do kishit lexuar VKM që përcakton përgjegjësitë e mia do ta kishit kuptuar dhe përgjigjen. Mirupafshim."
Referuar VKM qe sugjeroi ministrja e shtetit Bora Muzhaqi, aty përcaktohet qartë përgjegjësia e saj, e cila ka për detyre hartimin, zhvillimin e dhe monitoron e politikave për: "mbrojtjen e fëmijës, për sigurimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën dhe marrjen e masave për të siguruar jetesën e fëmijës."
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë është institucioni i cili duhet të merret me trajtimin e personave që kanë me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit në shumë raste janë kthyer në persona të rrezikshëm për komunitetin dhe autor të ngjarjeve kriminale.
Por ministrja Ogerta Manastirliu ja vë fajin Covidit, për shtimin e personave të shëndetit mendor.
"Padyshim edhe pandemia tashmë ka vënë theksin dhe ka vendosur në një dritë të re gjithë këto problematika të cilat duhen trajtuar me shumë kujdes, por nga ana tjetër me plane të cilat janë konkrete dhe që ne jemi duke i zbatuar," tha Manastirliu.
Përfaqësues nga organizata të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve por edhe institucioni i avokatit të popullit thonë se zgjidhja e të gjithë kësaj situatë është investimi në edukimin e fëmijëve duke u angazhuar familja, shkolla dhe shoqëria.
