Vlerat e familjes, bërthama e shoqërisë, Kovaçi: Familja shqiptare ka pësuar trauma të ndryshme


Në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora për të folur rreth shtyllës më të rëndësishme të shoqërisë siç është familja ishin të ftuar Gjystina Golloshi avokate, bashkëshorti i saj Alfred Golloshi teolog dhe Ekspertja e çështjeve sociale, Rajna Kovaci.

Teologu Golloshi u shpreh se familja për të ishte shumë e rëndësishme, pasi sipas tij aty fëmija mëson dhe krijon moralin, karakterin dhe identitetin e tij si qenie.

“Në sistemin komunist pavarësisht se kishte vuajte, familja ishte më e fortë për shkak të kushteve etj. Nuk po komentoj çështjet politike, por kishte më shumë liri në familje. Pasi familja mbështetet në parime morali të cilat janë të përjetshme. Sot familja është nën jatak të gjithanshëm, për shkak të pa sigurisë , kushteve sociale etj. Diskutohet familja, po ku është familja në ditën e sotme? Jemi rritur me idenë  se martesa është lidhja burrë-grua. Jemi rritur me parimin se duhet të nderojmë nënë dhe babanë për të pasur një jetë sa më të gjatë. Familja është vendi ku fëmija mëson karakterin, mëson përkatësin familjare”, u shpreh Galloshi.

Ndërsa sipas avokates Gjystina Golloshi, është besimi, dashuria dhe përkushtimi ato që e bëjnë bashkë dhe të fortë një familje.

“Unë e kam dashur gjithmonë familjen, qysh kur kam qenë fëmijë dëshiroja të kem një familje timen. Këtë e doja dhe më përpara sesa të lexoja Biblën.  Nuk dinim asgjë më përpara për familjen sepse, nuk lejohej leximi, por sërish besoja në shtyllën e familjes. Gjërat që na kanë mbajtur së bashku ishte besimi, dashuria dhe përkushtimi për familjen. Unë jam avokate në profesion dhe jam përpjekur gjithmonë që të kryej detyrat si duhet së pari në familje, si nënë si bashkëshorte dhe pastaj të bëj si duhet punën apo karrierën”, tha Gjystina Golloshi.

Ndërkohë, Ekspertja e çështjeve sociale Rajna Kovaci, tha ndër të tjera se familja është bërthama në shoqëri dhe sipas saj është shumë e rëndësishme që të trashëgohen traditat dhe festat tek fëmijët.

“Familja sot po kalon vështirësi sepse po kalon në shumë faza. Familja shqiptare ka pësuar trauma të ndryshme. Ne vitin 1945 u zhduk prona, u bë koperativa. Me ardhjen e kushteve të reja ekonomike në Shqipëri  ndryshoi gjithçka. Njeriu pa shpirt dhe pa prona krijon trauma shumë të rënda, të cilat krijojnë boshllëqe. Unë vajzës time jam munduar t’ia tregoj dhe mësoj traditat familjare, si festat etj.

Vajza ime i ruan këta tradita në ditën e sotme. Familja duhet të ketë besim, dhe të mblidhet për të darkuar dreka apo darka. Duhet t’u flasim fëmijëve për çështjete sit ë mira dhe të këqija. Gëzimi dhe hidhërimi janë pjesë e njëra-tjetrës”, tha ndër të tjera Kovaçi.