Inxhineri: Ne u larguam për një jetë më të mirë nuk jemi tradhtar të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 18:09
Stavro Xhardha me profesion inxhinier Software ka vendosur që të largohet nga Shqipëria për një jetë më të mirë ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet që ti shohin emigrantët si armiq.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News ai u shpreh ata që largohen nuk janë armiqtë e popullit.
Xhardha: Ne nuk jemi armiqtë e popullit. Ka nofka tradhtarësh ju ikët ju bëtë e ka ndeshur shpesh dhe në rrjetet sociale. Ne që kur fillojmë fakultetin ne rritemi që do ikim jashtë ose do të fillojmë punë. Pra një faktor që unë shoh është se nxitja e sipërmarrjes është zero. Nga gjithë fakulteti im unë vetëm një mikun tim kam pasur që ka menduar që të behej sipërmarrës, të gjithë të tjerët ku do punoj, ku do të shkoj ose do të iki jashtë.
