“Nuk është jetë a vdekje” Rama: I kemi bërë detyrat për negociatat, procesi varet nga Bullgaria
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, vendi ynë ka bërë detyrat e shtëpisë, për të hapur procesin e integrimit në BE.
Sipas tij, ky proces tashmë është penguar dhe varet nga Bullgaria, duke theksuar se për ne nuk është një çështje jetë a vdekje.
Ndërkohë, referuar çështjeve dhe situatës në Ballkan ai tha se rajoni ka probleme, por thekoi se Kosova e Serbia mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët.
Rama në një për intervistën me Corriere della Sera, duket se lë të shfaqet një hije zhgënjimi mbi negociatat për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama: Është një moment i vështirë - shpjegon ai - kriza e refugjatëve e 2015-tës lëshoi valë populiste dhe viktima e parë është procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltar i mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne.
Pyetje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia. Si janë marrëdhëniet me vendet fqinje?
Rama: Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira, sigurisht që ka probleme siç është njohja e Kosovës nga Serbia, por mendoj se ekziston mundësia e ndërtimit të një rruge të përbashkët. Atëherë varet nga ne nëse ia dalim apo duam të biem në grackat e së shkuarës.
Pyetje: A do të jeni në gjendje të realizoni nismën e Ballkanit të Hapur, pra krijimin e një mini-zone Shengen midis Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe ndoshta Malit të Zi?
Rama: Ne jemi duke punuar për këtë, por, siç thashë, kjo varet vetëm nga ne.
Pyetje: A keni një marrëdhënie shumë të fortë me Shtetet e Bashkuara, por Evropa është e para?
Rama: Aleanca jonë me Amerikën është e bazuar në histori, për ne Shtetet e Bashkuara ishin fillimisht mishërimi i së keqes, pastaj u bëmë dashamirëse të saj, por Evropa është një gjë tjetër, është fati ynë.
Pyetje: Si po ecën lufta kundër korrupsionit, i cili konsiderohet si një nga problemet kryesore në vendin tuaj?
Rama: Lufta kundër korrupsionit shkon paralelisht me modernizimin, sa më shumë të jeni në gjendje të modernizoni, aq më shumë jeni në gjendje ta frenoni atë. Kemi bërë progres të rëndësishëm, por jo gjithçka është pozitive, sigurisht që ka ende probleme, ka pengesa. Jam mësuar ta shoh gotën gjysmë plot.

