Meta i kthehet Bashës: Shpik kriza duke përfshirë presidentin, i kujtoj katërkëndëshin, e ftoj në zyrë!
Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Basha dhe deklaratave të tij sot në Ora Neës, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.
Blushi shkruan se Basha shpik kriza pa u lodhur duke përfshirë edhe presidentin e republikës në to.
Kështu, presidenca i ka kujtuar atë që Meta e quan si KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore që janë: 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale; 2. Bojkoti i reformës në drejtësi; 3. Djegia e mandateve të deputetëve; 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit.
Në reagim shtohet se Basha është i ftua rnë zyrën e Metës për çdo sqarim apo paqartësi, ku gjithmonë është mirëpritur.
Reagimi i Blushit:
Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur. Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:
1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
3. Djegia e mandateve të deputetëve;
4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit.
Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.
Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99. Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!
Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
