Balla: Të rinjtë ikin pasi nuk kanë besim që do të kenë një jetë normale
Pedagogu dhe aktivist i shoqërisë civile Edison Balla në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News u shpreh se pas 30 vitesh pak gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri.
Ai shtoi se të rinjtë ikin sepse nuk kanë besim se duke u arsimuar do të gjejnë nesër një punë të mirëpaguar si në çdo vend tjetër të Evropës.
Balla: Të rinjtë ikin sepse e kanë kuptuar që tashmë kanë kaluar plot 30 vite nga thirrja e famshme e duam Shqipërinë si gjithë Evropa dhe fatkeqësisht përveç viteve shumë pak gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri. Të rinjtë ikin sepse nuk kanë besim se duke u arsimuar do të gjejnë nesër një punë të mirëpaguar si në çdo vend tjetër të Evropës që ne synojmë të integrohemi. Të rinjtë ikin sepse nuk kanë besim më fatkeqësisht tek sistemi politik ,tek ky sistem që ne kemi ndërtuar në këto 30 vite. Të rinjtë ikin sepse nuk kanë besim që nesër do të kenë një të ardhme më të mirë ku ata do të kenë një jetë normale si në çdo vend të BE dhe do të kenë një pagë të mirëpaguar që të jetojnë në këtë vend me dinjitet.
