Muça: Nuk shohim asnjë përpjekje për përmirësimin e jetesës së qytetarëve
Erjon Muça, ekspert i punësimit në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se pagat janë dhe kanë qenë gjithmonë në dispropocion me çmimet pasi ne kemi pasur në mënyrë të vazhdueshme një tentativë të qeverisë për të rritur pagat minimale.
Ai shtoi se inflacioni ka qenë shumë i lartë po të kujtojmë vetëm muajt e fundit ka pasur një rritje të paparashikueshme të çmimeve të produkteve të shportës.
Muça: Në fakt kjo reflektohet jo shumë në nivelet e tjera të pagave në mënyrë progressive, por më tepër shihej si një mekanizëm për të rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore që mund të akumulojë shteti nga kjo rritje. Në fakt tipikisht ne kemi parë që inflacioni ka qenë shumë i lartë po të kujtojmë vetëm muajt e fundit ka pasur një rritje të paparashikueshme të çmimeve të produkteve të shportës dhe kjo jo vetëm është në dispropocion me nivelin e pagave, por edhe në dispropocion me standardet e nevojshme që duhen për një jetesë normale në Shqipëri dhe kjo gjë nuk është jo vetëm normale por nuk shohim as tentative apo përpjekje nga ana e qeverisë për ta përmirësuar si situatë.

