Rama flet si në fushatë: Pagat e mjekëve e infermierëve do të rriten 40% deri në fund të mandatit të 3

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se deri në përfundim të mandatit të tretë pagat e infermierëve dhe mjekëve do të rriten deri në 40%.

Kreu i qeverisë këtë e tha teksa ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2022, për Shëndetësinë. Para mjekëve ai u shpreh se rritja e pagave të tyre është pasuar me fakte. 

Edi Rama: Angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte dhe faktikisht që prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%.

Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojë të rriten për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6% në vitin e ardhshëm. 

Ndërkohë që aspirojmë për më tepër si në të gjithë fushat e tjera, nuk lë vend për vetëkënaqësi se ka boshllëqe për të mbushur. Kjo që kemi bërë është shumë inkurajuese, e tha edhe Ogerta, ne detyrën bëjmë. E dëgjojmë dhe këtë shpesh për punët e mira, që kur nuk ke çfarë thua, ka disa që gjejnë fjalinë 'hë se detyrën bëtë'. Ne për detyrën jemi zgjedhur. Qeveritë për detyrën zgjidhen.