10 vjet Jumbo, festë në TEG nga 19 deri në 21 nëntor, kupona me ulje dhe fitues
Në prag të këtij sezoni festiv, ku çdo familje nis blerjet për dekoret dhe aksesoret e duhur, një vizitë në rrjetin e dyqaneve JUMBO është zgjidhja më e mirë.
Një arsye më shumë për të vizituar JUMBO-n këto ditë është edhe festa e 10-vjetorit.
Në datat 19, 20, 21 Nëntor, në të gjithë dyqanet, klientët përfitojnë mbi 10.000 kupona me ulje dhe çdo ditë shpërblehen 10 Fitues Happy.
Ky sezon sjell edhe shumë artikuj të rinj me dizajn unik, që mund të përzgjidhen mes 30.000 produkteve të shumëllojshme që ofrohen në secilin dyqan.
"Duke filluar nga dita e premte e deri të dielën festojmë 10 vjet Jumbo. Ndaj mund të gjeni si asnjë herë më parë mbi 10 mijë kupona me ulje në çdo dyqan, natyrisht do të festojmë edhe me ata që nuk na vizitojnë dot gjatë fundjavës pasi do përfitojnë transportin falas për çdo porosi online."
Përgjatë 2022, JUMBO do vijë akoma më pranë klientëve përmes dyqaneve partnere por edhe dyqaneve të reja, pasi synimi i kompanisë është të jetë prezent në të gjithë Shqipërinë, duke ofruar një përvojë unike blerjesh.
"Ble shpesh te Jumbo, aty gjej pothuajse çdo gjë që më duhet ëpr shtëpinë time."
Me shtrirje edhe në Europë, JUMBO pjesë e Grupit BALFIN, është i vetmi që sjell të njëjtën cilësi produktesh të certifikuara edhe në vendin tonë.
Në rrjetet sociale do gjeni akoma më shumë arsye për të vizituar dyqanet në TEG, QTU, Durrës, Fier, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.
