"Foltorja" e demokratëve ndalet nesër në Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 15:27
"Foltorja" e demokratëve nuk ndalet. Ditën e nesërme, 19 nëntor ajo do të udhëtojë drejt Librazhdit.
Zoti Berisha me anë të një postimi në Facebook njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në Librazhd.
"Njoftim!
Diten e premte, date 19 nentor, ora 17:00, ne Pallatin e Kultures ne Librazhd mbahet foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese.
Vetem te bashkuar fitojme! Sb"
