Krimi Ekonomik bllokon makinën me ilaçe pa pullë në Tiranë, në pranga dy farmacistë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në policinë e Tiranës kanë sekuestruar një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

Operacioni policor i koduar “Covid Time”ka vënë në pranga 2 farmacistë,  J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe.

Ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë".  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.