E rëndë në Greqi, 92-vjeçarja mbajti për 3 ditë vajzën e vdekur në banesë

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë në Greqi, ku nëna e moshuar ka mbajtur për 3 ditë me radhë vajzën e saj të pajetë në banesë.

Policia mbërriti në banesë pas njoftimit të një të afërmi i cili jetonte jashtë vendit dhe ishte përpjekur të komunikonte me të dyja gratë por nuk kishte mundur. Edhe fqinjët nuk kishin arritur të merrnin asnjë përgjigje.

Koha e vdekjes së gruas është përcaktuar 2-3 ditë më parë dhe duket se nëna e saj 92-vjeçare ka jetuar gjithë këto ditë pranë vajzës së saj të vdekur.

E moshuara është transportuar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Policia ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 61-vjeçares dhe kohën e saktë të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.