Kryebashkiaku i Tetovës e nis punën me çlirimin e rrugëve, heq korsitë e paligjshme të biçikletave

Bilall Kasami, kryetar i ri i Komunës së Tetovës e ka nisur punën e tij me largimin e korsive të biçikletave, të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Ai thotë se krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konform ligjit dhe standarteve europiane.
"Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t'i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë. Krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konform ligjit dhe standarteve europiane".
Gjyqtari i parë homoseksual në Indi?
18 Nëntor, 07:56
Policia e Tetovës ka konfirmuar se ka reaguar në Komunën e Tetovës për vendosjen e paligjshme të shtyllave përgjatë korsisë së shënuar të biçikletave me ngjyrë të kuqe në bulevardin “Ilindenska”, të cilat me urdhër të kryetarit të ri kanë filluar të hiqen.
Korsia e biçikletave u vendos në prill të këtij viti në kohën kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi. Policia ka dërguar dy herë vërejtje, pas së cilës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse.
Korsia e biçikletave përgjatë bulevardit “Ilindenska” u bë objekt talljeje në rrjetet sociale në prill, pasi në sipërfaqe u lanë pengesa konkrete, të cilat më vonë u hoqën.
Më pas u trajnua në mënyrë infrastrukturore dhe u përdor nga çiklistët.

