Gjendet e pajetë në oborrin e shtëpisë dhe e mbështjellë me tela 55-vjeçarja, ka plagë në fytyrë

Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë  mbrëmjen e sotme, 16 nëntor në Kastoria, Greqi.

Nga informacionet e para thuhet se gruaja e vdekur është gjetur në oborrin e shtëpisë së saj, e mbështjellë me tela, ndërsa ka plagë edhe në fytyrë.

Policia po punon për të përcaktuar  nëse bëhet fjalë për vepër penale.

Zona ku ndodhet shtëpia, në oborrin e së cilës u gjet e pajetë gruaja, është bllokuar nga policia që po heton rastin.