Atentat ndaj 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshohet për sulm mes trafikantësh droge

Atentat ndaj 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshohet për sulm

Një 50-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Greqi, sot (16 nëntor), në Koropi.

Mësohet se momentin e sulmit shqiptari ishte duke marrë shërbim në një qendër shtetërore, e cila është e vendosur në ambiente të jashtme për shkak të pandemisë.

Sipas informacioneve paraprake shkaku i atentatit ndaj  50-vjeçarit është lufta për kontrollin e territoreve të drogës.

Atentat ndaj 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshohet për sulm

Atentati ndaj 50-vjeçarit, i cili u plagos në këmbë është bërë nga disa persona, që kanë qenë brenda një makine ngjyrë gri, në momentin që kanë hapur zjarr.

Dyshohet se autorët janë gjithashtu shqiptarë.

Atentat ndaj 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshohet për sulm

Për këtë kryebashkiaku i zonës ka thënë se është një incident mes shqiptarëve të komunitetit rom, për kontrollin e drogës në zonë.

Z. Kiousis theksoi se në 11 vitet e fundit ka denoncuar vazhdimisht incidente të ngjashme në polici dhe ministrat përkatës të Mbrojtjes Civile, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Atentat ndaj 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshohet për sulm

 “E gjithë zona furnizohet me drogë nga nga grupe të posaçme trafikantësh”, tha ai, duke shtuar se janë bërë ankesat përkatëse dhe janë dorëzuar dokumentet e nevojshme në organet kompetente.