Atentat për territorin e drogës ndaj shqiptarit në Greqi, autor dyshohet një person i komunitetit rom
Një shqiptar është qëlluar me armë dhe levë në rrugën “Agioi Anargyroi” në Koropi, rreth orës 11 të ditës së martë, çka dyshohet se është një sulm mafioz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në një qendër shëndetësore, ku nga aty është larguar një burrë i shoqëruar nga një grua.
Njëkohësisht dy makina kanë lëvizur me shpejtësi të madhe dhe janë ndalur para çiftit. Nga dy mjetet kanë zbritur dy persona, të cilët kanë goditur me leva viktimën.
Njëri nga dy autorët e ka qëlluar në këmbë burrin, para syve të shoqëruesit të tij. Autorët me dy makinat e tyre janë zhdukur më pas.
Viktima është një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është ndeshur me herët nga autoritetet.
Sipas Policisë, dy autorët janë të komunitetit rom. Ndërkohë, dyshohet se rasti është një spastrim mes bandave, me synimin përfundimtar kontrollin e trafikut të drogës në zonën e Koropit.
Të paktën kështu ka konstatuar kryebashkiaku i Kropisë, Dimitris Kiousis. “Ky është një incident mes shqiptarëve dhe romëve për kontrollin e drogës në zonë”- ka shtuar ai.
“Rivalët e tij kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, duke i shkaktuar një plagë depërtuese në këmbë.”
Nga ana tjetër, fakti që dy autorët qëlluan viktimën e tyre në këmbë është perceptuar nga autoritetet policore si paralajmërim.
Në 11 vitet e fundit ka denoncuar vazhdimisht incidente të ngjashme në polici dhe ministrat përkatës të Mbrojtjes Civile, por deri më tani nuk është bërë asgjë.
