Kurti: Qëndrimi jonë për Ballkanin e Hapur nuk ndryshon sa kohë Serbia është e mbyllur për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rikonfirmoi sot se qëndrimi i Prishtinës zyrtare mbetet i pandryshuar në raport me nismën rajonale të Open Balkan.
Kurti: Për Open Balkan e keni të qartë që qëndrimi mbetet i qartë dhe i pandryshuar. Nuk ka Ballkan të Hapur sa kohë Serbia është e mbyllur për Kosovën. Mund të jetë interesi i saj por emërtimi është i gabueshëm i pavërtetë. Deri në atë ditë mund të ndodhin shumë zhvillime politike.
Dkelaratat Kurti i bëri gjatë konferencës për media ku prezantoi ministrin e ri të Shëndetësisë, i cili zëvendëson Arben Vitinë që la postin për të garuar si kryetar i Prishtinës.
Rifat Latifi, i cili prej vitesh ka punuar si mjek në SHBA, ka ardhur në Kosovë të dielën dhe do të zërë tashmë vendin e lënë vakant nga Vitia.
Se çfarë do të ndodhë me Vitinë tashmë që zgjedhjet i humbi, Kurti tha se “nuk ka ndonjë nxitim për ta thënë tani se cili do të jetë angazhimi i tij i radhës".
