Vrasësi i 8-vjeçarit me dy denoncime, SHÇBA nis hetimet për policinë: Nuk reaguan për tentativën e përdhunimit
Denoncimet e banorëve për 38 vjeçarin, i cili sipas tyre ishte kishte ngacmuar seksualisht edhe një banore tjetër të zonës ka vënë në lëvizje SHÇBA-në , e cila po kryen verifikime për Policinë e Fierit. Ndërkohë 38 vjeçari rezulton i dënuar me 4 vite nga Gjykata e këtij qyteti për pengmarrjen e 16-vjeçareje, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku një 8-vjeçar u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani , krahas strukturave te tjera ka vënë në lëvizje edhe SHÇBA-në , e cila po heton policinë e Fierit.
Shkak janë bërë deklaratat e banorëve, të cilët kanë pohuar se 38 vjeçari ka tentuar pak kohë më parë të përdhunonte edhe një banore te zonës dhe megjithëse për këtë rast sipas banorëve është bërë denoncim, policia nuk ka vepruar.
Pas këtij deklarimi ka nisur SHCBA ka nisur verifikimi për policinë e Fierit dhe përse efektivët e policisë nuk kanë vepruar.
Ndërkohë autori, Klodian Çalamani rezulton i dënuar edhe më parë nga Gjykata e Fierit me 4 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006 dhe sipas vendimit të Gjykatës që RTV Ora e disponon 32 vjeçari së bashku me shokun e tij Florian Vasiu nga fshati Grecalli kanë marrë peng për 20 minuta në banesën e tij një vajzë, atëherë 16-vjeçe.
Në vendim thuhet se shkak për ngjarje është bërë refuzimi i vajzës për të pasur të dashur shokun e tij Florian Vasiun.
Ai e pëlqente 16 vjeçaren , por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër.
Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdiste më vajzën.
Ky veprim e ka acaruar Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht në gjoks ku dëshironin t'i linin një shenjë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Vajza ka mundur të shpëtojë duke u ikur nga duart dy të dhunuesve dhe me pas ka shkuar me vrap në banesën e saj ku u ka treguar dy prindërve.
Atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.
Klodian Çalamani u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009.
