Meta: Nuk e dekretova me shpallje buxhetit faktik të 2020-tës, mbështetja për pandeminë më e ulta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 17:29
Përmes një postimi në Facebook presidenti ilir Meta bën me dije se nuk e ka dekretuar me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.
Presidenti Meta njofton se arsyeja për këtë vendim ka qenë se mbështetja buxhetore direkte për pandeminë, vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe në botë.
Meta: Mbështetja buxhetore direkte për pandeminë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe në botë. Për këtë arsye nuk mund ta dekretoja me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.

