Krimi në Fier, psikologia: Jemi shoqëri e dhunshme, e kanë dëshmuar ngjarjet

Psikologia Arjana Muça thotë se shoqëria shqiptare është e dhunshme dhe dëshmi e kësaj janë ngjarjet kriminale që po ndodhin.

E fundit është vrasja e fëmijës vetëm 8 vjeç nga fqinji i tij në fshatin Grecalli të Fierit.

Psikologia flet për një krim të paralajmëruar që tregon se institucionet nuk funksionuan, pasi personi ka kryer krime edhe më parë.

Muça: Nëse do flasim për çrregullime mendore patjetër që mund të kryejë akte të tilla, por duhet ekspertizë nga profesionistë. Ky është një krim i paramenduar se kemi të bëjmë me një individë që ka kryer veprën penale të dhunës me të mitur dhe abuzimin me të mitur.

Ne kemi vërtet ligje të mira por problematik,  është mënyra si këta individë mbrohen dhe dënohen. Ajo që është për të ardhur keq është se institucionet e drejtësisë e shikojnë punën e tyre deri në dënimi e individëve dhe jo me rehabilitimin e tyre pasi dalin. Institucionet e rehabilitimit nuk funksionojnë dhe nuk kanë funksionuar.