Gjykata Europiane për reformën polake në Drejtësi: Shkel parimet e BE-së, cënon pavarësinë

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dal me një vendim këtë të martë për Reformën polake në Drejtësi. Sipas insitucionit më të lartë gjyqësor të Bashkimit Europian, qeveria polake është duke shkelur të drejtën e përbashkët europiane me vendimet e fundit për gjyqësorin.

Gjykata Europiane mori në shqyrtim rasrin kur gjykatësi nga një organ më i ulët merr pozicion në një gjykatë më të lartë, apo për  shkarkimin e gjykatësve pa u dhënë atyre arsyet e largimit. Këto janë veprime që bien ndesh me korpusin ligjor të së drejtës së Bashkimit Euopian. 

Gjykata e Luksemburgut tha në vendimin e saj se duhet të ketë "garanci për të parandaluar çdo rrezik që këto emërime të përdoren si një mjet për të ushtruar kontroll politik mbi përmbajtjen e vendimeve gjyqësore".

Reforma e ndërmarrë nga qeveria polake ka hasur në kundërshti të fortë nga institucionet e Bashkimit Europian, ndërsa ka edhe kritikë të zëshëm brenda vendit, të cilët akuzojnë se qeveria ka shtrirë duart për të çënuar pavarësinë e gjyqësorit.

Një aspekt që vuri në pah Gjykata Europiane është edhe fuqia e madhe që i është dhënë ministrit të Drejtësisë, ku sipas gjykatësve europianë ai mund të "ndikojë tek gjyqtarët dhe mund të lindin dyshime në lidhje me pavarësinë e tyre".

Më herët, Gjykata Evropiane e Drejtësisë urdhëroi Poloninë të paguaj një gjobë prej 1 milionë eurosh në ditorë për shkak se refuzi të pezullojë funksionimin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë. Do të ishte Komisioni Europian që e kërkoi një penalitet të këtillë pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës.

Bashkimi Eurpian është i shqetësuar për nismat e qeverisë polake, ku sipas tyre ato e dëmtojnë pavarësisë e sistemit gjyqësor dhe ka muaj që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor.