BE: Më pak viktima nga ajri i ndotur
Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së klimës në Samitin e Glasgow, Bashkimi Europian regjistron rënie të numrit të vdekjeve të lidhura me ndotje të ajrit, me rreth 39.000 në vitin 2019.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Ambientin (EEA), ky shkaktar çon në më shumë se 300,000 vdekje në vit. Por, nëse zbatohen udhëzimet e fundit të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i viktimave mund të përgjysmohet.
Sipas raportit të publikuar këtë të hënë, më 2019 janë regjistruar rreth 307,000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur, ndërsa në 2018, 346,000.
Ulja e numrit të viktimave në krahasim me vitin 2018 i është atribuuar përmirësimit të cilësisë së ajrit në kontinentin evropian. Për vitin 2019, Polonia ka regjistruar 39,300 vdekje, shifrën më të lartë në rajon në raport me numrin e popullsisë.
Sipas Agjencisë, në fillim të viteve 1990, grimca të vogla të ajrit – të cilat hyjnë thellë në mushkëri – kanë çuar në gati një milion vdekje të parakohshme në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Blloku evropian synon të zvogëlojë numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes me të paktën 55 për qind në 2030. Nëse shifrat do të ulen me ritmin aktual, Agjencia ka vlerësuar se synimi do të arrihet në vitin 2032.

