Identifikohet autori i sulmit në Liverpool, zemërimi i “Enzos” tij pasi nuk mori statusin e azilantit

Historia e sulmit në Liverpool duket se është reduktuar në veprimin e një njeriu të vetmuar e të paqëndrueshëm mendërisht  me origjinë arabe, por pa lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.Al Swealmeen ishte një i konvertuar në të krishterë i cili e quajti veten Enzo. Ndërkohë, katër të rinjtë e moshës 20 deri në 29 vjeç, të ndaluar fillimisht si mbështetës të mundshëm, u lanë të lirë pa asnjë akuzë.

Zbehen dyshimet e hipotezës së një celule terroriste pas asaj që ndodhi në Liverpool.

Al Swealmeen është një refugjat jordanez prej disa kohësh në Mbretërinë e Bashkuar, ai ishte përpjekur të paraqiste veten si sirian për të marrë azil politik, por autoritetet duke mos i besuar atij ia kishin mohuar, aq më tepër që ai ishte akuzuar edhe për një sulm me thikë në rrugë. 

Sipas detajeve që dolën gradualisht, lind dyshimi se Emadi në fakt mund të ketë dashur të hakmerret për mosdhënien e azilit, një objektiv për të cilin ai ishte konvertuar, të paktën zyrtarisht,  nga islami në besimin e krishterë, në vitin 2017.

Për më tepër mësohet e refugjati jordanez, i cili fëmijërinë e kaloi në Irak, atdheun e nënës së tij, ishte përpjekur të hiqte nga vetja gjurmët e origjinës së tij nga Lindja e Mesme deri në atë pikë sa të thirrej në rrjetet sociale apo përreth Liverpool-it, një emër me shije italiane, Enzo Almeni, i zgjedhur për nder të Enzo Ferrarit dhe një pasion i shpallur për makinat sportive.