"Ndihesh e përjashtuar", Carina, mësuesja e jogës në Vjenë në mesin e 2 mln austriakëve të 'karantinuar'
Carina, një mësuesee jogës në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër Covid-19 dhe dëshiron të mbetet e tillë.
Tani ajo është nën izolim, si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar.
I lejohet të largohet nga shtëpia e saj vetëm për arsye thelbësore si puna ose blerja e ushqimeve dhe nuk mund të hyjë në kafene dhe restorante.
Korrespondentja e BBC e takoi në një park të Vjenës, ku Carinës i lejohet të bëjë stërvitje.
Carina thotë se nuk e kupton arsyetimin pas bllokimit dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar.
Të shtëna me armë në shkollë, plagosen 6 nxënës në SHBA
16 Nëntor, 09:31
“Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve. Është pak e çuditshme të shikosh brenda dhe të dish se nuk mund të hysh. Kjo të bën të ndihesh vërtet e përjashtuar. Unë jam një nga këta njerëz që janë shpallur armik dhe kjo nuk është në rregull" thotë ajo.
"Unë nuk dua që njerëzit të sëmuren. Jam e kujdesshme, testohem. Nuk jam në rrezik shumë të madh nga Covid-19 dhe ndihem sikur është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që vaksinohen po ashtu dhe kur njerëzit nuk duan të vaksinohen."
Ka pasur demonstrata në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit.
Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk mund të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.
Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Vendi aktualisht po sheh shkallën më të lartë të infeksioneve ditore për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Kancelari Alexander Schallenberg thotë se qeveria u detyrua të vepronte për shkak të rritjes së infeksioneve të reja.
Ai tha se shkalla e vaksinimit ishte "turpësisht i ulët" dhe se do të mbante Austrinë të bllokuar në një rreth vicioz, nga një bllokim në tjetrin.
Që nga shtrëngimi i masave, më shumë austriakë janë goditur. Jashtë një qendre vaksinimi në Vjenë ishin krijuar radhë të gjata. Disa shkonin për injeksione përforcuese, të tjerë për injeksionet e tyre të para.
Dr Thomas Szekeres, kreu i Dhomës Mjekësore Austriake, thotë se ai shpreson që shkalla e vaksinimit të rritet në 80% ose më shumë.

