Kriza kufitare e Polonisë: BE-ja do të zgjerojë sanksionet ndaj Bjellorusisë ndërsa mosmarrëveshja rritet

Bashkimi Evropian do të shtojë sanksionet kundër Bjellorusisë, si përgjigje e krizës së përshkallëzuar të emigrantëve në kufirin me Poloninë.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, konfirmoi masën, duke thënë se migrantët e cenueshëm po shfrytëzohen në një "luftë hibride" që po "intensifikohet".

Bjellorusia akuzohet se i shtyn emigrantët drejt kufijve të saj për të minuar sigurinë, një akuzë që ajo e mohon.

Të hënën, qindra emigrantë u bllokuan në një vendkalim nga trupat polake.

Një video e filmuar në kufi tregon emigrantët të ulur në një rrugë përpara telave me gjemba dhe forcat polake në një qëndrim të tensionuar, shkruan BBC.

Ata migrantë erdhën nga një kamp i madh i improvizuar në vendkalimin Kuznica, dhe mijëra prej tyre janë vendosur në tenda brenda Bjellorusisë.

Refugjatët janë bllokuar mes rojeve kufitare  polake në njërën anë dhe rojeve bjelloruse nga ana tjetër.

Emigrantët nuk mund të hyjnë në Poloni, por gjithashtu po pengohen të tërhiqen përsëri në Bjellorusi, sipas autoriteteve polake./Ora News/