Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë, shpëtoi jetë

Policia britanike njoftoi këtë të hënë se është duke e hetuar si incident terrorist shpërthimin e së dielës të një makine në Liverpool.

Një makinë taksi u përfshi nga flakët afër hyrjes së një spitali grash në Liverpool, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe duke plagosur shoferin.

Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë,

Shoferi David Perry është shpallur hero nga kryebashkiakja e Liverpulit, Joanne Anderson, për arsye se arriti të mbyllte të dyshuarin brenda në makinë.

Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë,

Autoritetet britanike bëjnë me dije se deri më tani katër burra janë arrestuar në lidhje me incidentin e së dielës. Pasagjeri në taksi supozohet se kishte krijuar një "pajisje të improvizuar shpërthyese", që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin, kanë thënë zyrtarët e anti-terrorit britanik.

Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë,

Ata vijuan më tej se po hetojnë rastin në bashkëpunim  me policinë vendore dhe se janë duke analizuar çfarë mund të ketë ndodhur.

Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë,

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson ndërsa tha se : "Perry u soll me një fuqi të jashtëzakonshme të mendjes dhe u tregua tejet guximtar."

Foto/ Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë,

Spitali i Grave në Liverpool pranon rreth 50,000 pacientë në vit dhe është spitali më i madh në specialitetin e tij në Evropë. Nëse do të kishte pasur një akt terrorist brenda në spital, do të kishte pasoja tejet tragjike.