E rëndë! Dyshohet se babai goditi me thikë dy fëmijët e mitur dhe i hodhi nga dritarja, njëri ndërron jetë në spital

Dy fëmijë të vegjël u gjetën të plagosur rëndë jashtë një ndërtese banimi në Hässelby në perëndim të Stokholmit të dielën, 14 nëntor në mbrëmje.

Sipas informacioneve për Expressen, babai i fëmijëve i ka goditur me thikë dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës.

Gjatë natës fëmija më i vogël ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa fëmija tjetër është në gjende të rëndë për ejtën.

Tashmë dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Kjo është shkalla më e lartë e dyshimit, sipas policisë.

Dyshohet për babain e fëmijëve

Sipas informacioneve për Expressen, është babai i fëmijëve, rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndime tek fëmijët.

Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse dy të arrestuarit janë prindërit e fëmijëve, por thotë se fëmijët kanë një lloj marrëdhënie të ngushtë me ta.

Dyshohet se babai i ka goditur me thikë fëmijët teksa ata ishin shtrirë në shtretërit e tyre dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës. Më pas, sipas informacioneve, babai ka goditur veten me thikë.

Ai nuk rezulton i dënuar më parë.

Fëmijët janë zbuluar nga një kalimtar, i cili lajmëroi policinë, sipas informacioneve të Expressen. Thuhet se në vendin e ngjarjes ka pasur “skena të tmerrshme”.

"Nuk mund të themi më shumë për momentin. Ne jemi atje dhe po përpiqemi të sqarojmë atë që ka ndodhur," tha Helena Boström Thomas në Policinë e Stokholmit.