Shkatërrohet plantacioni me marihuanë në Spanjë, në pranga 2 shqiptarë, policia: Ishte i mbrojtur me kurthe vdekjeprurëse
Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi policia zbuloi një plantacion marihuane me sisteme mbrojtëse me të cilat nuk ishte përballur kurrë më parë.
Shtëpia e barit është gjetur në provincën El Grado, në verilindje të Spanjës.
Mediet e huaja njoftojnë se rreth e qark plantacionit, por edhe në brendësi të tij ishin të vendosura armë me karikatorë municioni, gati për t'u shkrepur.
"Kurthe vdekjeprurëse" e cilëson policia spanjolle sistemin mbrojtës të plantacionit.
"Garda "Civil i Huesca", në operacionin e quajtur "Mars Night Operacion", ka shpërbërë plantacionin me marihuanë në afërsi të qytetit të El Grado që ishte i mbrojtur me kurthe vdekjeprurëse," thuhet në njoftim.
Në kuadër të planit për zbulimin dhe çmontimin e plantacioneve me marihuanë në zona të izoluara apo zona me akses të vështirë për t'u arritur Garda Civile e Huesca-s, filloi operacionin që në fund të tetorit.
Pas hetimeve dhe zbulimit të vendndodhjes së saktë, policia ndërmori operacionin dhe bën me dije se mund të arrihej vetëm nga një shteg i ngushtë dhe që mbrohej me dy kurthe të bëra vetë, të vendosura në hyrje dhe të fshehura në mënyrë të përkryer mes bimësisë.
Pasi u neutralizuan kurthet, policia arriti të kishte akses në plantacion, i cili zinte një sipërfaqe të madhe toke dhe arriti të arrestonte 2 personat (shqiptarë) të fshehur në zonë.
Ata kishin ngritur një kamp dhe, me sa duket, ishin të angazhuar në kultivim dhe mbikëqyrje.
Plantacioni kishte një sistem të ndërlikuar vaditjeje të përbërë nga zorra të shumta, disa pellgje uji, pompa për nxjerrjen e ujit nga kanali i Cinçës që shkon jo shumë larg zonës dhe një dhomë tharjeje me mjete dhe pajisje të ndryshme për kultivim.
U sekuestruan 656 bimë marihuanë, 10 kg marihuanë e tharë, municion luftarak, sistem ambalazhi industrial me vakum, radio komunikuese, tharëse, tuba vaditjeje, mjete kultivimi të bimëve.
Gjykata e Barbastros vendosi "arrest me burg" për 2 shqiptarët.
