“D-NIGHT” në një tjetër dimension/ Ja kush i bashkohet programit

Në ekipin e programit më të preferuar të mbrëmjeve “D-Night” në RTV Ora iu bashkua programit Genard Hajdini, një personazh shumë i dashur për publikun nga të gjitha moshat.

Puntata e mbrëmjes ishte argëtuese si gjithmonë, por ndërthurja  Luli-Genardi me batutat e tyre na bënte të gjithëve për të qeshur.

“D-Night” që në nisjen e tij ka patur si qëllim kryesor argëtimin e të gjithë ndjekësve, ku për 60 minuta transmetim live të bëhen pjesë edhe njerzit e thjeshtë me mesazhet e tyre për temat e ndryshme.

Besoj të gjithë e mbani mend Genardin që për herë të parë në një studio televizive hëngri bukë me djathë e domate, saqë “çmendi” të gjithë rrjetin me veprimet e tij. Epo, nga i ftuar, tashmë ai do të jetë pjesë e mbrëmjeve tuaja me batuta, por edhe teori paksa konspirative dhe të çuditshme herë pa here.

Genardi: “ Edhe tani të them të drejtën kam pak emocione, por sonte do të jetë flakë, flakë fare madje”

Kaq mjaftoi dhe “D-Night” filloi me këngën tradicionale të Lulit, “S’ta Jap”. Meqë ra fjala do ja japë ndokujt kjo Luli apo si e ka hallin?

“D-NIGHT” një program nga Dajana Shabani Live në RTV Ora nga E Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë ndiqni linkun më poshtë/ Minutazhi : 04:35-08:52