A e meritojnë shqiptarët Bashkimin Evropian?

A janë gati shqiptarët për të hyrë në Bashkimin Evropian? A e meritojmë dhe çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga integrimi në BE?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Mesa duket shqiptarët janë gati për tu integruar në BE, por janë politikat ato që po e pengojnë hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian.  

Sipas qytetarëve, politikat e qeverisë tonë, por edhe politikat e Europës e kanë lenë vendin tonë jashtë familjes së madhe të BE-së.

"Na kanë vonuar, ne jemi në rregull. Po e meritojnë shqiptarët BE, për atë punojmë.

Po është gati Shqipëria të hyjë në BE. Fajin e kanë politikat.

Gati janë shqiptarët, por politikanët tanë nuk duan që të hym  në BE", u shprehën qytetarët për mikrofonin e RTV Ora.