Plagosi të riun në Shkodër, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 27-vjeçarin Elis Lekndrejaj, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të Mikel Fushës në 21 mars të këtij viti.

Gjykata e Shkodrës me 23 mars 2021 i kishte ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

"Ai dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F", njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.