Yuri Kim dënon gjuhën degraduese kundër grave në Kuvend: Udhëheqësit të jenë të ndërgjegjshëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pa përmendur emra konkretë ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj grave në Parlament.

Kim shprehet se kjo gjuhë është e papranueshme dhe udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin nga  Kuvendi.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më datë 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizimit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim në Twitter.