Basha: Tom Doshi, Qifja e Suel Çela të futur nga Rama për të përçarë PD-në nën flamurin e Berishës
Burime për Ora News bëjnë me dije se kryedemokrati Basha sot në mbledhjen e kryesisë së partisë është shprehur se ç’punë me Sali Berishën, Tom Doshi, Qifja dhe Suel Çela.
Sipas Bashës, këta persona po investohen në PD sepse duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.
Basha shton se këtyre personave u ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për te përçarë PD dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës.
Basha: Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ia arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.
Çfarë pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:
Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi
Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:
Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike?
Pse kaq të investuar këta për një akt të tille?
Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo përplasje për te mbrojtur veten e tyre.
Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për te përçarë PD dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës.

