A u asgjësua apo jo sallami? ARM ndryshon deklaratën e nxjerr dokumente të tjera. AKU me shifra të ndryshme
Disa ditë me parë TV Ora ka transmetuar kronikën në lidhje me zhdukjen e 2009 kg sallam Hako të skaduar.
Ishin burime zyrtare si Agjencia Rajonale e Mjedisit ato që kanë deklaruar se sasia e sallamit nuk ështe asgjësuar.
Gazetarja e Tv Ora ka shkuar te Hako dhe i ka kërkuar të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë fakt por kjo gjë është refuzuar.
Pas pretendimit të Hako shpk” se sasia e sallamit është asgjësuar Tv Ora i drejtohet përsëri me një kërkësë për
informacion Agjensise Rajonale të Mjedisit.
Disa ditë pas transmetimit të kronikes Agjensia Rajonale e Mjedisit na sjell një tjetër përgjigje për të njëjtën pyetje duke deklaruar se sallami është asgjësuar.
Po kush nga këto shkresa ka përgjigjen e saktë?
Sipas kthimit të përgjigjes që na u vu në dispozicion nga Drejtori ARM Oltian Gjyzeli inspektorët kanë bërë lapsus në kthimin e përgjigjes së parë ndaj gazetares së TV ORA dhe janë ngarkuar me masën tërheqje vëmendje për pakujdesinë e treguar.
Në të gjitha rastet TV ORA eshtë treguar korrekt në pasqyrimin e lajmit për sa kohë i është refereuar burimeve zyrtare.
Për të pasur nje informacion më te plotë i kemi kërkuar Agjencisë Rajonale të Mjedisit të na vërë në dispozicion edhe fotot që kanë berë inspektorët ditën e asgjesimit të sallamit të skaduar. Ky institucion na ka vene ne dispozicion këto foto bardh e zi që na kthejnë ne vitet 1800 dhe ku ështe praktikisht e pamundur të shihet se cfare produketesh ka brenda arkave.
Në përgjigjen e dytë që ARM na vuri në dispozicion saktesohej se ishin asgjësuar ne total 5635kg nga të cilat 2370 kg sallam.
Të njëjtën kërkesë për info ia kemi drejtuar edhe AKU për të pyetur se sa kg sallam të skaduar ka asgjësuar Hako ne 2021. Ky institucion na kthen përgjigje se sasia e sallamit të asgjësuar është 2009 kg.
Pra për të njëjtën procedure ku kane qenë prezent inspektoret e AKU dhe ato të Mjedisit raportohen shifta të ndryshme nga të dyja institucionet. Kë duhet të besojmë si të saktë përgjigjen e ARM apo të AKU?
Tv Ora ka kërkuar në menyrë të përsëritur një prononcim nga Drejtues së AKU pasi qytetarët i kanë besuar shendetin por ato kanë bërë ate gjë që dinë të bejnë me mire, kanë vendosur te shmangen dhe të heshtin.
Paanësia, mbështetja në fakte dhe transparencë me të gjitha palët këto janë shtyllat ku bazohen gazetarët e Tv Ora në raportimin e lajmit, ndërkohë që është plotesisht i papranueshem fakti që për të njëjtën pyetje institucionet shtetërore të japin përgjigje të ndryshme.