Basha akuzon Ramën: Mos u zhduk te dhoma e miellit saherë nuk përballon debatin

Kryeministri, Edi Rama, u mjaftua me prezantimin e buxhetit dhe dy herë replika me kreun e opozitës dhe më pas la sallën e Kuvendit.

Por kjo gjë nuk i pëlqeu Bashës, i cili i kërkoi të mos fshihet në dhomën e miellit.

Basha: Në këtë moment fermerët janë në protestë në Lushnje. Një nga deputetët tanë është aty me ta. Do ishte në nderin e atij që zhduket te dhoma e miellit saherë që nuk përballon dot debatin të ishte atje bashkë me tjetrin që mungon këtu. Nuk ndan subvencione për bujqit, i shkatërron me vetëdije.