"Ti komisari i dritës, ne errësira…", Rama-Bashës: Për burrat janë të gjitha, mbahu, mos e lësho veten!
Kryeministri, Edi Rama, i kërkoi Bashës të reflektojë pasi sipas tij është bërë i pabesueshëm jo vetëm për qytetarët por edhe deputetët e tij.
Rama: Gjendja është e rëndë shumë, ka rënë gardhi i vetëpërmbajtjes, është shfrenuar goja me sharje, fyerje, akuza. U bë një bolori si të kishte ardhur këtu në mes ai tjetri por ai është origjinali. Sa për besimin Lulzim që e flet gjithmonë. Kujt i besojnë shqiptarët ty, juve? Sa nga këta që ke rreth e rrotull të besojnë ty? Bëj një reflektim. Ty nuk të beson gjysma e këtyre që janë këtu kur del dhe flet dhe pretendon që po të besoka Shqipëria dhe ca forca të errëta që kanë vënë në mes teje dhe të ardhmes, na kanë vënë ne këtu të mbajmë errësirën. Ti komisari i dritës po përpëlitesh këtu ti sjellësh dritë Shqipërisë. Mbahu mor burrë mbahu, se për burrat janë të gjitha! Mos e lësho veten kështu, u bërë komplet… Mbahu tani, dakord?!
Në debatin për infrastrukturën rrugore, Rama mohoi që kostoja e Rrugës së Arbrit të jetë rritur rrugës siç sipas tij ndodhte nën qeverisjen e demokratëve.
Rama: Nxore nga goja pisllëk të madh duke më akuzuar se gënjej kur flas për fondin e vendosur në dispozicion në buxhet për impiantet.Nuk thashë 9 milion euro, thashë rreth 9 milion dollarë. Kur të them mos shko pas balonave nuk flas për njërin dhe për tjetrin, flas për ty se u gjëmon balonave dhe nuk kupton çfarë flet, 630 mln dollarë janë në buxhetin e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, një 200 mln tjetër është pjesë e detyrimeve të buxhetit të shtetit që buron nga një zbërthim në akt nënligjor të këtij procesi, pjesën tjetër të kontributit e bën bashkia e Tiranës. Kur vjen këtu bën trimin, trash dhe zërin.Mësohu të lexosh para se të recitosh, ndërro pllakën.
The Rruga e Arbrit ka vajtur 58 mld lekë, me aritmetikën tënde po Lulzim, ashtu shkojnë rrugët. Ashtu u nis Rruga e Kombit dhe Elbasanit. Rruga e Arbrit 36 mld dhe nuk lëviz, situacionet e krijuara nga punët e paparashikuara dhe mos qeshni kur flisni vetë. 33.6 mld lekë është Rruga e Arbrit dhe të gjithë situacionet nga punimet e paparashikuara, nuk janë si tenderat që ke bërë ti bashkë me PD. Një çorbë keni ngrënë, një çorbë keni vjedhë, një çorbë keni bërë nëpër Shqipëri e fillonit rrugën me një fond si rrugën e Elbasanit dhe e çonit me 3-4 fishin.
